Tirana prej tre ditësh ndodhet e transformuar nga dhuna e protestuesve studentë, gjimnazistë dhe qytetarë të tjerë.
Kreu i policise Skënder Hita ka deklaruar se është bashkëpunuar me Prokurorinë e Tiranës dhe janë siguruar të gjitha pamjet filmike të personave që kanë kryer akte dhune, janë kapur në flagrancë në institucione apo kanë dëmtuar bizneset.
“ Kemi bashkëpunuar me Prokurorinë e Tiranës dhe janë përfituar të gjitha pamjet filmike të personave që kanë bërë akte dhune, apo janë kapur në flagrancë në institucione, apo që kanë dëmtuar bizneset. Është dokumentuar çdo vepër penale.”, tha ai. / abcnews.al /


