Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestuesit kthehen në Bulevard, tentojnë të mblidhen para kryeministrisë. Policia i shpërndan me ujë

schedule15:54 - 15 Tetor, 2026

schedule 15:54 - 15 Tetor, 2026

Protestuesit janë rikthyer në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë tentuar të mblidhen sërish para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e tyre duke përdorur ujë me presion.

Situata në kryeqytet mbetet e tensionuar, me protestuesit që janë rikthyer sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një përpjekje për t’u rimbledhur përpara godinës së Kryeministrisë. Pas një shkëputjeje të përkohshme, turmat e demonstruesve janë rigrupuar në akset kryesore, duke tentuar të çajnë kordonët e sigurisë dhe të afrohen drejt selisë së qeverisë.

Për të sprapsur protestuesit dhe për të marrë kontrollin e situatës, policia ka vënë në përdorim makinat ujëhedhëse.



Efektivët po punojnë për të zbrazur të gjithë perimetrin e bulevardit dhe për të garantuar kalimin e sigurt në pikat kyçe të kryeqytetit, ndërkohë që përplasjet sporadike vazhdojnë në rrugët dytësore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!