Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eksperti Faik Basha: Rebelët janë fuqizuar ushtarakisht, sot flitet se kanë mbi 350 mijë forca

schedule21:55 - 14 Tetor, 2026

schedule 21:55 - 14 Tetor, 2026

Eksperti Faik Basha ka komentuar zhvillimet dhe fuqizimin ushtarak të rebelëve, duke theksuar se ata kanë kaluar në një organizim të mirëfilltë ushtarak.

Sipas Bashës, nëse në vitin 2013 rebelët morën kontrollin e gjithë vendit, sot flitet se ata kanë mbi 350 mijë forca. Ai u ndal edhe te sulmet e herëpashershme nga qeveria dhe Arabia Saudite, si dhe te përfshirja e Iranit në konflikt.

Eksperti theksoi se, pavarësisht shkëputjes nga Irani dhe kufizimeve në fuqinë e tij eksportuese, rebelët kanë arritur të fuqizohen dhe të ngrenë uzina modeste.



“ Ka pasur sulme të herëpashershme, qoftë të qeverisë, qoftë të Arabisë Saudite. Sot flasim për një organizim të mirëfilltë ushtarak. Nëse në vitin 2013 morën kontrollin e gjithë vendit, sot flitet se kanë mbi 350 mijë forca.

Rebelët arritën të gjunjëzohen pasi Irani u përfshi në konflikt. Mendohej se, duke qenë se janë shkëputur totalisht dhe Irani nuk kishte fuqi eksporti, tashmë rebelët kanë arritur të fuqizohen dhe kanë ngritur uzina modeste. Mbështetja e popullsisë mendohet të jetë 10-15 për qind. Ata pushtojnë një qytet dhe bashkëpunojnë me qytetarët e tyre.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!