Makina e oficerit të Krimeve të Rënda në Elbasan, Edvin Gjyli është shkrumbuar tërësisht në mesnatë. Policia po heton për shkaqet dhe pista kryesore e hetimit lidhet me detyrat që ka ushtruar për 15 vite në polici.
Automjeti tip Pasat ishte i parkuar në lagjen ’28 Nëntori’. Dyshimet e para flasin se akti mund të ketë lidhje me detyrat që ai ka mbajtur në polici. Ndaj dhe policia është përqendruar në këtë pistë.
Po kush është Edvin Gjyli? Ai prej më shumë se 15 viteshështë punonjës i Policisë së shtetit dhe ka mbajtur detyra të ndryshme si shef krimesh në ekipin e Krimeve të Rënda dhe në seksionin e Krimeve Kundër Personit. Gjyli para disa muajsh u pezullua nga detyra bashkë me vartësin e tij pas vendimit të Gjykatës së Elbasanit, pasi u dyshua se nxorrën disa foto nga sasia e armëve që u sekuestruan në fshatin Broshkë pranë rrugës nacionale Elbasan- Peqin. Po në fund të korrikut të 2019, Gjykata e Apelit Durrës vendosi të rrëzojë masën e pezullimit nga detyra për të dhe vartësin e tij. Me përfundimin e afateve hetimore në lidhje me akuzat e ngritura për nxjerrjen e sekretit hetimor, ai u kthye sërish në punë./abcnews.al