Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mungesë transparence dhe llogaridhënieje nga Haga”/ Avokati i Popullit në Kosovë prezanton raportin vjetor për Gjykatën Speciale

schedule17:09 - 14 Tetor, 2026

schedule 17:09 - 14 Tetor, 2026

Mungesë transparence dhe llogaridhënie nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Këto ishin dy nga problematikat kryesore të ngritura gjatë prezantimit të raporit të Avokatit të Popullit për Gjykatën Speciale.

Në tryezën e diskutimit të mbajtur në Prishtinë, Naim Qelaj tha se Dhomat e Specializuara nuk i janë nënshtruar monitorimit dhe kontrollit demokratik nga institucionet e Republikës së Kosovës, teksa thekson se qëllimi nuk është ndërhyrja në punët e institucioneve të tjera.



Procesi ka fillu në vitin 2023 deri në atë kohë kemi mujt me bisedu vetëm për standardet e përgjithshme duke pa mënyrën se si po funksionin gjykata, por asnjëherë nuk ka qenë qëllimi jone as nuk është as sot që me aktivitetin tone me ndërhy në drejtësi, pra qellimi ka qenë me mbrojte standartet minimale që garantoje edhe avokatet e të akuzuarve në procedure gjyqësore.

Sipas avokatit të popullit, mungesa e një elementi vendor dhe e mbikëqyrjes nga institucionet e Kosovës ngre shqetësime edhe lidhur me respektimin e standardeve për një proces të drejtë dhe të paanshëm.

Avokati i Popullit në Kosovë ka kërkuar nga financuesit e Gjykatës Speciale që të shqyrtojnë të gjitha provat dhe të vlerësojnë drejtësinë e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Raportin ja kam drejtua në një letër përcjellëse të gjitha vendeve donatore, që janë donatore të kësaj gjykate, bashkë me një letër përcjellëse ku kam paraqitë shqetësimet e mia që konsideroj që janë legjitime në raport me mandatin tim si Avokat i Popullit po janë dhe kërkesë e secilit qytetar të Kosovës ngase natyrisht interesi i secilit prej nesh është që drejtësia të vendoset në vend.

Ndërkohë, dhomat e specializuara refuzojnë ftesën e Avokatit të popullit për diskutim mbi Gjykatën Speciale, duke theksuar përgjegjësitë e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!