SHBA/ 175 vjet burg “monstrës” së atleteve olimpikë

schedule22:55 - 24 Janar, 2018

schedule 22:55 - 24 Janar, 2018

Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ka dënuar me 175 vjet burg mjekun olimpik të akuzuar për abuzime seksuale ndaj atleteve femra. Në momentin e vendimit, gjyqtarja e çështjes ka shpërfillur apologjinë e 54-vjeçarit duke i thënë se nuk meriton asnjë mëshirë.

Ish-mjeku gjimnast i atletëve olimpikë amerikanë, Larry Nassar, është shpallur fajtor me nga 40 deri në 175 vjet burg për një seri krimesh seksuale. Në seancën e zhvilluar, gjyqtarja e çështjes refuzoi të merrte parasysh ndjesën e bërë prej tij, me pretendimin se do të kalonte në errësirë atë pjesë të mbetur të jetës.

Nassar u shpall fajtor për 10 akuza për agresion seksual ndaj vajzave dhe grave të reja, disa prej të cilave atlete olimpike. 54-vjeçari ishte dënuar më parë me 60 vjet për posedim të materialeve pornografike me të mitur. Pas shtatë seancave të mbushura me dëshmitë e viktimave, në fund Nassar iu dha mundësia t’i adresohej trupës gjyqësore.

“Ajo që ndjej unë nuk është asgjë krahasuar me dhimbjen, traumën dhe shkatërrimin emocional që ndjeni ju. Nuk ka fjalë për të përshkruar thellësinë e keqardhjes sime për atë që ju kam bërë”, tha Nassar.

Por gjyqtarja Rosemarie Aquilina, drejtuese e seancës, i ktheu një përgjigje të prerë të pandehurit në momentin e shpalljes së vendimit.

“Aq sa ç’ishte privilegj për mua të dëgjoja vuajtjet e viktimave, aq është edhe nderi e privilegji të të dënoj ty. Sepse, zotëri, ti nuk meriton të dalësh më nga burgu”, tha gjyqtarja./abcnews.al