Shqipëria mbyll sot negociatat për Kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.
Nga Luksemburgu, kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i integrimit po ecën sipas planit dhe se deri në fund të vitit synohet mbyllja e edhe më shumë kapitujve.
“Jemi rikthyer për të mbyllur një tjetër kapitull dhe për të riafirmuar se përparimi drejt objektivit tonë historik është i pandalshëm. Ndërkohë, sapo kam zhvilluar disa takime inkurajuese për çfarë vjen më pas. Pra, plani është shumë ambicioz. Brenda këtij viti synojmë të mbyllim edhe më shumë kapituj dhe jam absolutisht i bindur që sa i takon palës sonë, do të jemi në çdo hap në përputhje me afatet.
Nuk flas me numra, mund të them që sot mbyllim një tjetër kapitull, që bëhen katër gjithsej dhe janë të pakten dyfishi i kapitujve që pritet të jetë shifra të paktën për këtë vit. Por le të shohim”, theksoi kreu i qeverisë./abcnews.al


