Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmohen dy anije tregtare në Detin e Zi/ U goditen me dronë në ujërat e Bullgarisë, alarm në Sofje

schedule15:26 - 13 Tetor, 2026

schedule 15:26 - 13 Tetor, 2026

Nga goditjet në anijen e dytë mediat vendase rapotojnë se të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë mirë. Autoritetet bullgare nuk kanë paraqitur prova përfundimtare që përcaktojnë se kush i kreu sulmet e sotme.

Kryeministri bullgar deklaroi se do të thërriste ambasadoren ruse për bisedime dhe do të kontaktonte sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Kjo është absolutisht e papranueshme, një tjetër sulm në afërsi të ujërave territoriale bullgare. Përfaqësuesi ynë i përhershëm në NATO dhe përfaqësuesi ynë i përhershëm në Bashkimin Evropian janë njoftuar. Bullgaria vazhdon të kërkojë ndihmë për hetimin. Tashmë janë goditur tri anije dhe duhet të përcaktojmë me saktësi se cili shtet mban përgjegjësinë për dronët që godasin mjete lundruese kaq pranë ujërave territoriale bullgare



Edhe më 6 tetor, rreth orës 03:00 të mëngjesit, dy anije tregtare u goditën me dronë në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë, në Detin e Zi, rreth 130 kilometra larg bregdetit.

Për to presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky fajësoi Rusinë, por Bullgaria tha se po hetonte origjinën e dronëve.

Bullgaria është anëtare e NATO-s, ndërsa ngjarja kthen vëmendjen tek çështje të sigurisë detare dhe marrëdhëniet mes Rusisë, Ukrainës dhe vendeve të NATO-s.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!