Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ U bllokua në një shpellë në Sardenjë, nxirret pas 26 orësh 31-vjeçari

schedule10:35 - 13 Tetor, 2026

schedule 10:35 - 13 Tetor, 2026

Një 31-vjeçar është shpëtuar pas 26 orësh i bllokuar brenda një shpelle në Sardenjë të Italisë, pasi një rrëshqitje dheu bllokoi plotësisht hyrjen e saj.

Luca Olmeto ndodhej rreth 10 metra në thellësi të shpellës Gorropeddu, në pjesën qendrore-lindore të Sardenjës, kur ndodhi shembja.

Ai po eksploronte shpellën së bashku me partneren e tij, e cila ndodhej disa metra pas tij dhe arriti të shpëtonte pa lëndime. Menjëherë pas daljes nga shpella, ajo njoftoi autoritetet.



Pas marrjes së sinjalizimit, ekipet e shpëtimit nisën operacionin për heqjen e gurëve dhe hapjen e kalimit të ngushtë që ishte bllokuar nga rrëshqitja e dheut.

Pas përpjekjeve të vazhdueshme, shpëtimtarët arritën të mbërrinin te 31-vjeçari vonë pasditen e së hënës. Gjatë gjithë kohës që qëndroi i bllokuar, Olmeto mbeti i vetëdijshëm dhe arriti të komunikonte me ekipet e shpëtimit.

Operacioni përfundoi me sukses, duke i dhënë fund 26 orëve të ankthit në brendësi të shpellës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!