Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Edhe një hap më pranë ëndrrës shekullore”, Rama: Sot në Luksemburg, Shqipëria mbyll kapitullin 20 të anëtarësimit

schedule08:01 - 13 Tetor, 2026

schedule 08:01 - 13 Tetor, 2026

TIRANË – Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sot, në Luksemburg, zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.

Me mbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria arrin në katër kapituj të mbyllur përkohësisht, duke vijuar progresin e negociatave të anëtarësimit dhe objektivin për përmbylljen e tyre brenda vitit 2027.

Kreu i qeverisë Edi Rama e cilësoi këtë zhvillim si një tjetër hap përpara drejt anëtarësimit të vendit në BE.



“Mirëmëngjes 🇦🇱🦅🇪🇺 dhe me lajmin se sot në Luksemburg, Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur Kapitullin 20 në Konferencën e 10-të të negociatave të Anëtarësimit në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kapitulli 20 lidhet me zhvillimin e sipërmarrjes, politikat industriale, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

Mbyllja e një kapitulli negociues shënon përparim në procesin e integrimit, ndërsa Shqipëria vijon punën për përmbushjen e kritereve dhe detyrimeve që lidhen me anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Agjenda e plotë: 

16:40 – Nisja drejt Qendrës Europiane të Konventave.

16:45 – Doorstep.

16:50 – Fotografi e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama, Komisioneres Marta Kos dhe Ministrit Thomas Byrne.

17:00 – Hapja e Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE dhe miratimi i agjendës.

17:45 – Përfundimi i Konferencës Ndërqeveritare dhe vijimi i konferencës për shtyp; Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos dhe ministrin irlandez, Thomas Byrne.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!