Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthime në Riad, mbrojtja ajrore saudite rrëzon raketat e lëshuara nga Huthit

schedule22:06 - 12 Tetor, 2026

schedule 22:06 - 12 Tetor, 2026

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan mbrëmjen e së hënës në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, pak pasi autoritetet lëshuan një paralajmërim për banorët përmes mesazheve të dërguara në telefonat celularë. Ditët e fundit, qyteti ka qenë në epiqendër të disa sulmeve nga Huthit e Jemenit.

“Zona është nën kërcënimin e sulmeve ajrore të armikut. Qëndroni të qetë, qëndroni brenda ose në një zonë të sigurt, larg dyerve dhe dritareve”, thuhej në mesazhin e dërguar banorëve.

Dëshmitarët e cituar nga agjencia e lajmeve Reuters raportuan se në qytet u dëgjuan tre shpërthime.



Disa minuta më vonë, autoritetet hoqën alarmin, duke njoftuar se rreziku kishte kaluar. Sipas njoftimit, mbrojtja ajrore saudite kishte shkatërruar raketat e lëshuara nga Huthit në drejtim të Riadit.

Ndërkohë, ndeshja e Al Nassr në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë raportohet se është shtyrë.

Banorët raportuan se kishin parë raketa në qiell dhe se të paktën tre shpërthime ishin dëgjuar në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Vendndodhja e zjarreve, përmasat e dëmeve dhe numri i mundshëm i viktimave mbeten ende të pakonfirmuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!