Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E ekstradon SHBA/ Gjykata e Fierit i pranon ankimin për parashkrim të veprës së vrasjes, burgjet: Sokol Hoxha nuk është liruar

schedule16:40 - 12 Tetor, 2026

schedule 16:40 - 12 Tetor, 2026

Ndonëse i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në Patos, gjykata e Fierit vendos t’i shuajë Sokol Hoxhës vendimin, pas kërkesës për parashkrimin e dënimit. Por, burgjet në një njoftim zyrtar bëjnë të ditur se Sokol Haxhia nuk është liruar pas akuzohet për vrasje tjetër në Belgjikë.

Ky rast është një vendim i paprecedentë, që ngre pikëpyetje mbi zbatimin e vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë që përcakton se dënimet për vrasje nuk parashkruhen.

Vendimi i dhënë këtë të hënë nga gjyqtarja Tusha erdhi pas kërkesës së prokurores së çështjes, Malbora Dinaj. Në kërkesën e saj përpara gjyqtares, përfaqësuesja e organit të akuzës artikulon se dënimi penal ndaj Hoxhës është parashkruar, pasi kanë kaluar afatet e përcaktuara në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale për parashkrimin e dënimeve.



Kërkesa e vrasësit të dy vëllezërve Banaj për parashkrimin e dënimit, një muaj pasi u ekstradua nga SHBA-ja, u duk e çuditshme, por më befasuese për opinionin publik ishte vendimi i gjykatës për parashkrimin e dënimit për vrasje të dyfishtë.

Sipas dispozitave të Kodit Penal, parashkrimi i ekzekutimit të dënimit lidhet me kalimin e afateve ligjore. Por në këtë rast, çështja shtrohet edhe në raport me vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë për dënimet për veprat penale të vrasjes. Gjykata e Fierit kishte shtyrë seancën e mëparshme për të marrë informacion nga Gjykata e Lartë lidhur me vendimmarrjen përkatëse.

Ndonëse Gjykata e Lartë thotë qartë se vepra penale e vrasjes nuk parashkruhet, Gjykata e Fierit urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij.

Sokol Hoxha u arrestua në Shtetet e Bashkuara në muajin maj, në kuadër të operacionit “Globi”, pas bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese shqiptare, belge dhe amerikane. Më 6 gusht u ekstradua në Shqipëri dhe u dërgua në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin prej 25 vitesh.

Gjithsesi, burime nga burgu i Fierit thanë për ABC News se Hoxha nuk del nga burgu sot, madje mund të mos dalë më përgjatë jetës së tij. Kjo sepse një tjetër gjykatë, këtë herë jo shqiptare, e ka dënuar Hoxhën me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim.

Përveç dënimit në Shqipëri, Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë për vrasjen e Brunilda Dervishit, ngjarje e ndodhur më 29 gusht 1997, në Bruksel. Sipas hetimeve, viktima dyshohej se ishte shfrytëzuar për prostitucion dhe vrasja erdhi pasi ajo kishte kundërshtuar këtë shfrytëzim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!