Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gazi dhe Klevi mbesin pa “punë”. Dy grindavecët blu 60 ditë përjashtim nga Kuvendi

schedule11:16 - 12 Tetor, 2026

schedule 11:16 - 12 Tetor, 2026

TIRANË- Pa punë dhe pa lek. Dy grindavecët e PD, Gazment Bardhi dhe djali i Fahri Balliut përjashtohen me 2 muaj nga parlamenti.

Sekretariati i Etikës miratoi kërkesën e PS për të lënë jashtë për 60 ditë, kreun e grupit parlamentar demokrat dhe deputetin për sjellje të dhunshme. Veç përjashtimit, deri në dhjetor nuk do të marrin as rrogën si të mandatuar nga lista e mbyllur, pra jo nga demokratët, por nga partia. Duke ngelur praktikisht pa punë.

Në seancën e së enjtes, gjatë votimit të reformës territoriale, Gazment Bardhi dhe djali i Fahriut patën shpërthime agresive.



Bardhi hodhi ujë ndaj deputetëve socialistë, kurse Balliu, si një flamingo, qëlloi me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama, dhe pse gjysmat iu thyen në dorë, kurse për të tjerat nuk kishte shënjestër.

Por tani, ky vit për ta mbyllet në mënyrë ters. Treguan edhe një herë se janë më besnikët e Berishës, por doktori besnikërinë e preferon falas, madje mundësisht pa rrogë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!