Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Ukraina gati të ndërpresë sulmet, nëse Moska bën të njëjtën gjë

schedule15:29 - 11 Tetor, 2026

schedule 15:29 - 11 Tetor, 2026

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina është e gatshme të ndalojë sulmet ndaj rafinerive të naftës në Rusi, nëse Moska ndërpret goditjet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Zelensky theksoi se çdo masë për uljen e tensioneve duhet të jetë reciproke dhe e shoqëruar me garanci konkrete.

“Ukraina do të jetë e gatshme të ndërpresë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, nëse Rusia ndalon goditjet ndaj infrastrukturës sonë energjetike. Çdo masë për uljen e tensioneve duhet të jetë reciproke dhe e mbështetur nga garanci konkrete”, u shpreh Zelensky.

Kreu i shtetit ukrainas akuzoi Rusinë si përgjegjëse për luftën në Evropë, duke theksuar se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike mund të ndalen menjëherë, nëse Moska vendos ta bëjë këtë.



Deklarata e Zelenskyt vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi udhëheqësin ukrainas për sulmet ndaj infrastrukturës së naftës në Rusi, duke deklaruar se ai “është më mirë të ndalojë”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!