Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbytjet marrin me vete dhjetëra shtëpi në Nepal, evakuohen banorët

schedule12:26 - 11 Tetor, 2026

schedule 12:26 - 11 Tetor, 2026

Rreth 35 deri në 40 shtëpi dyshohet se janë marrë me vete nga një vërshim i menjëhershëm në rrethin Gorkha, në Nepalin qendror.

Vërshimi në lumin Budhi Gandaki, në orët e para të mëngjesit të sotëm, shkaktoi dëme të mëdha në komunat rurale Chumnubri dhe Dharche, duke marrë me vete shtëpi, ura dhe infrastrukturën e një projekti hidroenergjetik.

Gazeta lokale The Kathmandu Post raportoi se gjithashtu u përmbytën vendbanime dhe u rrezikuan shtëpi të tjera.



Ministri i Punëve të Brendshme, Sudan Gurung, tha se vërshimi kishte marrë me vete edhe urën që lidh Nyakchetin me Philim Bazaarin, në njësinë Chumnubri-3.

Helikopterët u angazhuan në operacionet e shpëtimit, shpërndarjen e ndihmave dhe evakuimin e banorëve, ndërsa niveli i lumit vazhdonte të rritej.

Policia e Nepalit, Forca e Armatosur Policore dhe autoritetet lokale u angazhuan gjithashtu në operacionet e shpëtimit dhe të ofrimit të ndihmës.

Përmasat e plota të dëmeve dhe shkaqet e incidentit janë ende duke u hetuar.

Zyrtari kryesor i rrethit Gorkha, Dharmendra Kumar Mishra, tha se raportet paraprake tregojnë se një rrëshqitje dheu kishte ndodhur në zonën mbi Siuribas. Ai shtoi se deri atëherë nuk ishte raportuar për viktima.

Autoritetet po përdorin altoparlantë për të paralajmëruar banorët që jetojnë përgjatë lumit dhe për t’u bërë thirrje atyre të zhvendosen në vende më të sigurta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!