Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Merita, domosdoshmëri për të shërbyer në shtet”/ Rama: Shqipëria, e para në rajon për përmirësimin e administratës

schedule15:08 - 9 Tetor, 2026

schedule 15:08 - 9 Tetor, 2026

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të premte reformën “Shkalla e Meritës”, që synon rritjen e profesionalizmit dhe forcimin e meritokracisë në administratën publike.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimin e administratës publike, duke theksuar rëndësinë e meritës në vlerësimin dhe avancimin në karrierë.

Kreu i qeverisë pranoi se një nga problematikat mbetet mungesa e dallimit në vlerësimin e punonjësve, pavarësisht performancës së tyre. Reforma vjen edhe në kuadër të procesit të negociatave me Bashkimin Europian.



“Merita është një domosdoshmëri për të shërbyer në shtet. Shqipëria është rreshtuar e para në rajon për administratën publike dhe përmirësimet në administratën publike. Përtej indekseve, është njeriu që kërkon nga administrata shërbim cilësor, kërkon karrierë përmes meritës së tij. Është njeriu që brenda administratës kërkon që merita të jetë kushti për ngjitjen e shkallëve të karrierës.

Qytetari nuk takohet me indekset globale, strategjitë, apo programet dhe as nuk e shikon veten nëpër pasqyrat ku reflektohet përmirësimi i Shqipërisë, por ai takohet me shtetin në një eksperiencë personale. Prandaj ne e kemi marrë këtë hap transformues, jo shumë të bujshëm, por të thellë, duke nisur nga BESA, duke vazhduar me Pasqyrën dhe me Praninë Besnike dhe sot kemi një komponent të ri, që është Shkalla e Meritës.

Përtej përmirësimeve dhe rritjes së konsiderueshme të pagave, ajo çka mbetet shumë serioze, është  që shumica dërrmuese e nëpunësve thonë që ‘se punon se s’punon kjo duket sikur nuk ka rëndësi për atë që vlerësohesh e të rritesh në karrierë’. Ajo që e bën më negative është që nuk ka pasoja negative për ata që nuk punojnë. Ndërkohë që pjesa më e vogël mbajnë një pjesë shumë të madhe dhe nuk shohin dallim për mënyrën se si vlerësohen”, tha kryeministri Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!