Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gasperini në klubin “300”/ Roma mund t’i japë fitoren jubilare trajneri të saj të shquar

schedule12:48 - 9 Tetor, 2026

schedule 12:48 - 9 Tetor, 2026

Nuk ka kaluar shumë kohë kur u ngjit në majë të Europës.

Xhampiero Gasperini ishte një nga njerëzit më të lumtur në Itali dhe në botë atë mbrëmje të 23 majit 2024, kur Atalanta e tij fitoi Ligën e Europës, trofeun e vetëm kontinental të klubit bergamask, ndërsa sot është krenar që po I afrohet një tjetër standardi.

Pasi kapiteni Berat Gjimshiti ngriti trofeun, në finalen ndaj Leverkusenit të Granit Xhakës, Gasperini vazhdoi në rrugën e tij dhe sot në stolin e Romës është shumë pranë numrit 300 të fitoreve në trajner në Serinë A.



Këtë mund ta arrijë të dielën e 11 tetorit, kur kryeqytetasit të dalin në fushë për javën e 6-të të Serisë A kundër Komos.

Nuk do të jetë e lehtë në stadiumin e rivalit modest nga Lombardia, por në një moment të madh.

Gasperini ka deri tani 299 fitore, në një karrierë të gjatë që përfshin Xhenoan, Interin, Palermon, Atalantën dhe tani Romën.

Në moshën 68-vjeçare ende mbetet në kulmin e fuqive, dhe këto 299 suksese I ka në 642 ndeshje, me mesataren 1.64 pikë për çdo sfidë.

Veterani I stolit do të bashkohej me emra të mëdhenj të profesionit si Nereo Roko me 302 fitore, Luçiano Spaleti me 306, Masimiliano Alegri me 324 dhe mbi të gjithë Xhovani Trapatoni me 352.

Ku I dihet, ai mund t’i kalojë të gjithë, edhe të mbiquajtur “Trap”, dhe të bëhet trajner me më shumë fitore në Serinë A.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!