Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga pjatalarës në pronar restoranti! Shqiptari që pushtoi Kanadanë me shijen italiane

schedule11:59 - 7 Tetor, 2026

schedule 11:59 - 7 Tetor, 2026

Nga një pjatalarës në Itali, te një sipërmarrës i suksesshëm në Kanada. Historia e Melsi Lazimit është një tjetër dëshmi se emigracioni mund të jetë edhe një shkollë e madhe jete. Ai u largua nga Tirana kur ishte pranë përfundimit të studimeve për Fiskulturë, në kërkim të një të ardhmeje tjetër.

Në Itali e nisi nga zero, si shumë emigrantë të tjerë: duke larë pjata. Por shumë shpejt kuptoi se kuzhina ishte vendi ku donte të ndërtonte karrierën. Në Rimini, mes turizmit dhe gastronomisë, u fut gjithnjë e më shumë në botën e kuzhinës, duke mësuar veçanërisht artin e përgatitjes së peshkut.

Bashkë me bashkëshorten hapi fillimisht një bar, i cili më pas u shndërrua në restorant. Pas 24 vitesh në Itali, erdhi një tjetër kthesë. Katër vite më parë u zhvendos në Kanada, aty ku kishte edhe pjesën më të madhe të familjes. Dhe vetëm dy muaj pas mbërritjes, mori vendimin e madh: të hapte restorantin e tij.



Sot në Toronto, “Rimini Rimini” sjell shijen italiane, por me një prekje personale dhe eksperimente të reja. Verërat vijnë nga Italia, ndërsa peshku mbetet një nga specialitetet e kuzhinës së tij.
Filozofia e Melsit është e thjeshtë: peshku duhet punuar sa më pak, në mënyrë që të ruajë shijen e tij.

Nga pjatalarës në Itali, në pronar restoranti në Kanada, Melsi Lazimi tregon se ndonjëherë rruga drejt suksesit nis pikërisht nga puna që të tjerët nuk duan ta bëjnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!