Luan Hadaj: Incidenti i akrobatit në cirk nga pakujdesia, çadra nuk ka rrezik për artistët

schedule22:50 - 8 Janar, 2020

schedule 22:50 - 8 Janar, 2020

Llaqi Nako koreografi i  njohur dhe regjisori i shfaqjes “ Katedralja e Parisit”, zbardhi për ABC News incidentin e akrobatit  Gerald Shima në prova. Ky incident pezulloi edhe shfaqjet, gjithçka në arenë është si ditën e 13 nëntorit, kur hekuri i ra në kokë gjatë ushtrimit në cirk.

Drejtori Teknik në Cirkun Kombëtar Luan Hadaj thotë se ky është incident ka ardhur nga pakujdesia e akrobatit.

Hadaj pranon se çadra i është nënshtruar disa inspektimeve si nga specialistët e cirkut, dhe nga inspektoriati i punës. Kështu ai përjashton çdo lloj rreziku për artistët dhe spektatorët.

Megjithëse janë paraqitur disa herë kërkesa në Ministrinë e Kulturës për sistem ngrohje, prej vitesh artistët ushtrohen në mes të ftohtit dhe në kushte aspak të përshtatshme, gjithashtu edhe spektatorët e vegjël  shijojnë shfaqjet në mes të ftohtit.

Drejtori i ri Ilirjan Gjini premton se  programi artistik në çadër do të nis këtë fundjavë edhe në këto kushte./abcnews.al