TIRANË- Shqipëria ka fituar me shifrat 2-1 ndaj San Marinos në “Air Albania”, në një sfidë të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë e nisën mirë ndeshjen dhe kaluan në avantazh në minutën e 11-të. Ishte Kristjan Asllani ai që zhbllokoi sfidën me një goditje të fortë, duke dërguar topin në rrjetë.
Shqipëria e mbylli pjesën e parë në avantazh, por në minutën e 66-të San Marino befasoi kuqezinjtë. Lazzari gjeti rrjetën dhe barazoi shifrat në 1-1.
Kur gjithçka po i drejtohej fundit, Shqipëria fitoi një penallti. Në minutën e 93-të, Kristjan Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke rikthyer avantazhin e kuqezinjve.
Mesfushori realizoi golin e dytë personal në këtë sfidë, duke kompletuar dopietën dhe duke i dhënë Shqipërisë fitoren 2-1 ndaj San Marinos./abcnews.al


