Është një kampion I madh, por nuk ka shumë fat.
Jannik Sinner mund të ketë fituar 5 Grand Sleme në karrierë si tenist profesionist e të jetë numri 1 në botës për meshkujt, por dëmtimet nuk po e lënë të qetë.
Pasi humbi Grand Slemin e fundit të vitit, US Open, dëmtimi në gju vazhdon ta mbajë jashtë.
Italiani njoftoi se nuk do të marrë pjesë në Turin Final të kampionëve, që është në program si përherë në Torino të Italisë nga 15 deri në 22 nëntor.
Siner është kampion në fuqi, por as që bëhet fjalë të dalë në fushë, dhe viti 2026 ka përfunduar për të.
Një vit me ulje-ngritje, me humbje në gjysmëfinale në Australian Open ndaj Novak Gjokoviçit, me eliminimin e pabesueshëm në “Rolan Garos” që në raundin e dytë, pastaj me titullin e fituar në Uimbëlldon të Londrës.
Gjithsesi, ky trofe që I siguroi edhe vendin e parë në renditjen botërore të meshkujve ATP, duke e afruar me rivalin kryesor, Karlos Alkaraz, ishte edhe I fundit për këtë vit.
Pritet që Siner të kthehet në Grand Slemin e parë të vitit të ardhshëm, në Australian Open në Melburn në janar.


