Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha përballë refuzimit amerikan/ Mahmutaj: SHBA ka zgjedhur distancimin total me Saliun

schedule08:48 - 6 Tetor, 2026

schedule 08:48 - 6 Tetor, 2026

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se kryeministri Edi Rama ka marrëdhënie shumë të mira me SHBA dhe Europën, ndryshe nga Sali Berisha.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se teksa ambasadori amerikan, Eric Wendt është takuar dy herë brenda pak ditësh me Ramën, nga ana tjetër ka zgjedhur distancim total nga Berisha.

Mahmutaj shtoi se Berishës nuk do t’i hiqet non grata.



“Zoti Rama, momentalisht është shumë mirë nga ana e diplomacisë dhe politikës së jashtme, e parë nga kjo lloj këndvështrimi. Pas takimeve të frytshme që pati në SHBA, tani po vazhdon me senatorët amerikanë. Është takimi i dytë me ambasadorin amerikan, të sapo mbërritur në Shqipëri. Ndërkohë, marrëdhëniet me SHBA dhe Europën, zoti Rama i ka në nivelet më të larta. SHBA kanë zgjedhur të kenë distancim nga Berisha. Berisha, dihet se e ka uzurpuar postin e PD dhe postin e shefit të opozitës. Berisha, për shkak të veprimeve që ka bërë historikisht nga 1991 e deri më ost, është shpallur non grata. Pikërisht, ata që e kanë shpallur non grata janë amerikanët. Berisha, është e kotë të shpresojë se ndonjëherë do i hiqet non grata, vula e turpit, e hajdutit, njeriu që e ka shpërdoruar maksimalisht pushtetin”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!