Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kombëtarja me tre ndryshime/ Fetai dhe Sina kalojnë te Shqipëria U21, vjen portieri Simoni

schedule11:18 - 5 Tetor, 2026

schedule 11:18 - 5 Tetor, 2026

Ndryshimet janë pjesë e futbollit dhe për Shqipërinë pati katër të tilla, ndërsa afron ndeshja e fundit e kësaj katërsheje. Trajneri Rolando Maran vendosi të kalonte dy prej lojtarëve, Feta Fetain dhe Samuele Sinën tek Shpresat e Alban Bushit për miqësoren e sotme ndaj Ukrainës.

Ndërkaq, në ekip ka ardhur portieri Simon Simoni, për të plotësuar numrin e gardianëve pasi Etrit Berisha doli me karton të kuq në Finlandë.

Lajm I mirë për kuqezinjtë është që lojtari ofensiv, Luis Hasa, ka lënë prapa problemet dhe është bashkuar me grupin.



Maran, si zakonisht, e ndau ekipin në dy pjesë, me ata që ishin titullarë ndaj Finlandës që u impenjuan më pak, dhe me pjesën tjetër që pati program të plotë.

Këtë të martë në 20:45, Shqipëria pret San Marinon në “Arenën Air Albania” në kryeqytet për ndeshjen e katërt të radhës në Ligën e Kombeve, dhe të fundit në këtë cikël të shtatorit e tetorit.

Objektivi është vetëm fitorja për të synuar sërish vendin e parë në grup, ndërsa po këtë të martë Finlanda luan në fushën e Bjellorusisë, në Hungarinë asnjanëse.

Deri tani, ekipi ynë ka dy fitore, 2-0 ndaj bjellorusëve e 3-0 kundër San Marinos, dhe humbjen e pafat 1-2 në Helsinki./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!