Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Verstapenn fiton garën e kaosit/ Piloti holandez triumfoi në Sepang për Çmimin e Madh të Malajzisë

schedule14:30 - 4 Tetor, 2026

schedule 14:30 - 4 Tetor, 2026

Max Verstappen fitoi Çmimin e Madh të Malajzisë në Formula 1. Piloti holandez triumfoi në një garë kaotike në cirkuitin e Sepang, e cila u shty për më shumë se një orë e gjysmë për shkak të një rrebeshi të fuqishëm shiu, të pasuar nga probleme me softuerin e motorit që prekën disa makina.

Në podium, krahas katër herë kampionit u ngjitën edhe Kimi Antonelli e Leëis Hamilton.

Kryesuesi i renditjes së përgjithshme të pilotëve me Mercedes mori pikë të tjera të rëndësishme drejt titullit kampion, ndërsa Hamilton ktheu në podium Ferrarin, pasi parakaloi Isack Hadjarin kur kishin mbetur edhe dy xhiro nga flamuri me kuadarata.



Vendi i tretë I pilotit anglez shpëtoi paraqitjen e skuaderisë nga Maranello, pas një starti katastrofik si pasojë e zgjedhje së gabuar të gomave të buta në një pistë të lagur. Shoku i tij i skuadrës, Charles LeClerc u rendit në vendin e katërt, pasi edhe ai parakaloi Hadjari, që me makinën e tij Red Bull shpërdoroi një shans të mirë për të siguruar një vend në podium.

Por skuderia austriake mund të krenohet me Verstapen, që në Sepang shënoi suksesin e 72 në karrierë dhe të parin në këtë sezon.

Ndërkohë, me vendin e dytë në Malajzi, Kimi Antonelli thelloi epërsinë në renditjen e përgjithshme të pilotëve, duke e çuar diferencën me shokun e skuadrës, George Russell, në 84 pikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!