Nuk ishte suksesi më I bukur.
Kjo Spanjë e “tiki takës” e ka bërë shpesh edhe më parë, dhe vazhdon të jetë e tillë, që kur nuk ka dëshirë të sakrifikojë, nuk është aspak e bukur.
E vërtetë, por me trajnerin De la Fuente dhe me klasin e Lamin Jamalit në fushë, në çdo rast është fituese, siç ndodhi në suksesin 3-1 ndaj Çekisë në Oviedo.
Dështimi I vetëm I De la Fuentes deri tani është vetëm finalja e Ligës së Kombeve humbur pas penalltive ndaj Portugalisë, ndërsa një tjetër Ligë e Kombeve, Europiani dhe Botërori janë fituar.
Në “Estadio Karlos Tartiere”, në prani të 29 000 spektatorëve, Lamin Jamal bëri sërish heroin, duke hapur edhe një herë tjetër rezultatin, si kundër Anglisë e Kroacisë.
Rodri realizoi të dytin, por Çekia reagoi dhe Slama shkurtoi 20 minuta para fundit, dhe pretendoi për një gol të anuluar për barazimin 2-2.
“Furitë e Kuqe” patën epërsinë numerike kur kapiteni mik Krejçi doli me të kuqe, ndërsa I përhershmi Merino shënoi në fund.
E përditshmja madrilene “Marka”, është edhe e lumtur, por edhe e stresuar: Fitore e vuajtur që rikonfirmon Spanjën në krye të grupit! I shpejti Lamin hapi rezultatin sërish, ndërsa Merino sërish garantoi suksesin!
“Buzëqeshje pa fund, – shkruan “AS”, – Spanja mban kreun e grupit me tri fitore në tri ndeshje! Shënojnë Lamin, Rodri dhe Merino!
“El Mundo Deportivo” nga Katalonja ua dha kopertinën yjeve të Barçës, Lamin e Rodri: Mbledhim pikët dhe vazhdojmë! Lamin ishte sërish vendimtar në një fitore të komplikuar!
Edhe e përditshmja katalonase, “Sport” ka Lamin Jamalin si heroin e saj: Superyll! Për të tretën ndeshje radhazi, Lamin zhbllokon rezultatin!
Pra, jo një Spanjë madhështore, por suksesi të martën në Kroaci e kualifikon për në çerekfinale.


