Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jo në emrin tim”, marshim në Prishtinë/ Tasholli: Jemi mbledhur për UÇK, liria nuk ka parti politike

schedule16:31 - 1 Tetor, 2026

schedule 16:31 - 1 Tetor, 2026

Platforma “Liria ka Emër”  ka organizuar protestën e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Marshimi vjen pas protestave të zhvilluara gjatë 15 ditëve të fundit, lidhur me dënimin prej gjithsej 81 vitesh burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Përfaqësuesi i platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli, ka mbajtur fjalim para protestuesve të mbledhur në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



Tasholli tha se qytetarët janë mbledhur për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm, sepse siç u shpreh ajo, liria nuk ka parti politike.

“Jemi mbledhur këtu me një sebep të madh, jemi mbledhur këtu për UÇK-në. Jemi bërë bashkë për të çuar një mesazh shumë të rëndësishëm”.

“Nuk jemi bërë bashkë për shkak të partive politike, sot jemi bërë bashkë për ju, sepse varri i dëshmorit nuk ka parti politike dhe liria nuk ka parti politike”, tha Tasholli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!