Platforma “Liria ka Emër” ka organizuar protestën e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Marshimi vjen pas protestave të zhvilluara gjatë 15 ditëve të fundit, lidhur me dënimin prej gjithsej 81 vitesh burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.
Protesta nisi në orën 16:00, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar qytetarë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, përfshirë edhe figura të njohura politike dhe publike.


