Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi në fshatin Piraj të Lezhës. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë, duke iu afruar banesave dhe kishës së fshatit. Flaket nisen rreth pres 15:00 ne rrethana ende te paqarta, por u perhapen shpejt ne nje zone me bimesi te thate qe favorizoi zgjerimin e vatres.
Në zone kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ndërsa në terren ndodhen edhe struktura të tjera që po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Situata vijon të monitorohet, ndërsa era mbetet një faktor që favorizon përhapjen e flakëve.


