TIRANË– Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar ecurinë e ekonomisë shqiptare përgjatë këtij viti. Në një raport të fundit për klimën e investimeve theksohet se situata makroekonomike e Shqipërisë është e qëndrueshme.
Ndërsa rritja ekonomike mbeti e fortë në 3.7 për qind në vitin 2025 e nxitur kryesisht nga rritja e vazhdueshme në sektorët e turizmit dhe pasurive të paluajtshme një ecuri kjo që pritet të vijoj edhe përgjatë këtij viti.
Po ashtu Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson rënien e nivelit të borxhit publik nga 75 për qind në vitin 2021 në 52.6 për qind në vitin 2025.
Kjo është arritur falë reformave për konsolidim fiskal dhe rritja e të ardhurave tatimore
Ekspert për ekonominë, Igli Tola, u shpreh se tregues të tillë të raporteve ndërkombëtarë janë një sinjal i mirë për imazhin e ekonomisë tonë. Ai theksoi se këto sinjale pozitive ndikojnë në përthithjen e investimeve të huaja.
Gjatë diskutimit në “Money Report”, Tola tha se rruga, të cilën po ndjek Shqipëria drejt BE-së i shton besueshmërinë ekonomisë tonë.
“Shqipëria po përafron bazën ligjore me Bashkimin Evropian. Raportet ndërkombëtare janë të rëndësishme për përthithjen e investimeve.
Procesi i anëtarësimi jep një sinjal pozitiv për këta investitorë dhe rrit kredibilitetin dhe besueshmërinë, por këto janë më tepër faktorë psikologjikë, sesa faktorë realë”, u shpreh ai./abcnews.al


