Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëzohet helikopteri në Kaliforni, dy të vdekur dhe një i zhdukur

schedule10:13 - 1 Tetor, 2026

schedule 10:13 - 1 Tetor, 2026

Një helikopter mjekësor është rrëzuar në det pranë Catalina Island, në brigjet e Los Angelesit, duke shkaktuar vdekjen e dy personave, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në spital dhe një person rezulton ende i zhdukur.

Autoritetet konfirmuan se helikopteri u rrëzua të mërkurën në mbrëmje, pak pas ngritjes nga Catalina Island. Ekipet e shpëtimit, së bashku me Rojet Bregdetare të SHBA-së, u nisën drejt vendit të ngjarjes pasi morën raportimet për aksidentin pak para orës 20:00.

Inxhinieri i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angeles County, Jonathan Torres, konfirmoi dy viktimat dhe tha se dy persona u transportuan në spitale lokale.



Njëri prej të plagosurve u dërgua në një spital në Los Angeles, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk ishte bërë menjëherë e ditur.

Ndërkohë, autoritetet thanë se helikopteri ndodhet i zhytur në rreth 73 metra thellësi, në ujërat pranë ishullit Catalina, rreth 35 kilometra larg bregut të kontesë së Los Angelesit.

Mbikëqyrësja e Los Angeles County, Janice Hahn, tha se ishte informuar se helikopteri ishte rrëzuar pak pasi ishte ngritur nga ishulli.

Sipas raportimeve lokale, helikopteri besohet të jetë në pronësi të kompanisë REACH Air Medical Services, me bazë në Sacramento, e cila operon shërbime të transportit mjekësor ajror.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon për gjetjen e personit të pestë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!