Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump paralajmëron sërish Iranin: Ose bëjmë një marrëveshje, ose i bombardojmë

schedule09:16 - 1 Tetor, 2026

schedule 09:16 - 1 Tetor, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e sulmeve të reja ndaj Iranit, nëse Uashingtoni dhe Teherani nuk arrijnë një marrëveshje.

I pyetur nëse ka një mënyrë për të arritur marrëveshje me udhëheqjen iraniane, Trump u përgjigj: “Ndoshta ne i bombardojmë ata. Duhet të marrim këtë vendim. Ose i bombardojmë, ose bëjmë një marrëveshje, por koha po vjen.”

Trump shtoi se konflikti “do të përfundojë shumë shpejt, në një mënyrë ose në një tjetër”, pa dhënë detaje nëse ka kontakte të reja të drejtpërdrejta me Teheranin.



Deklaratat vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë bisedimet përmes ndërmjetësve për një marrëveshje të mundshme me Iranin. Trump ka deklaruar më herët se Uashingtoni synon t’i japë fund konfliktit “shumë shpejt”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!