Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rutte: Evropa nuk ka kapacitetin e SHBA-së për të goditur objektivat bërthamore të Iranit

schedule07:22 - 1 Tetor, 2026

schedule 07:22 - 1 Tetor, 2026

Evropa aktualisht nuk ka kapacitetin ushtarak për të kryer operacione të ngjashme me ato të SHBA-së kundër kapaciteteve bërthamore të Iranit, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, sipas “Euronews”.

Gjatë një aktiviteti të “Euronews” për Mbrojtjen dhe Hapësirën në Bruksel, Rutte foli për sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe tha se Evropa nuk kishte kapacitetet e nevojshme për ta bërë këtë vetë.

“Pse po e bëjnë amerikanët këtë, duke goditur kapacitetin bërthamor iranian? Sepse ne nuk mundemi”, tha ai.



Ai theksoi se Evropa duhet të rrisë aftësitë e saj mbrojtëse, në mënyrë që në të ardhmen të jetë në gjendje të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit.

Rutte tha se SHBA-ja duhet të vazhdojë të jetë e përfshirë në mbrojtjen e Evropës, si në aspektin bërthamor, ashtu edhe në atë konvencional, ndërsa vendet evropiane duhet të marrin një rol më të madh.

Deklarata e Rutte vjen në një kohë kur NATO po përballet edhe me kërcënime të reja bërthamore nga Rusia lidhur me Kaliningradin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!