Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Egon Loli: Militarizimi i Europës Veriore lidhet me kërcënimin rus

schedule21:26 - 30 Shtator, 2026

schedule 21:26 - 30 Shtator, 2026

Gazetari Egon Loli ka lidhur përshkallëzimin e situatës së sigurisë dhe militarizimin e rajonit me luftën e Rusisë në Ukrainë dhe rritjen e kërcënimeve hibride.

Sipas Lolit, përpara nisjes së luftës rajoni ishte larg vëmendjes së një emergjence të drejtpërdrejtë, ndërsa tashmë vendet po rrisin masat e sigurisë dhe kapacitetet e tyre ushtarake, në një kontekst të ndikuar nga agresioni rus ndaj Ukrainës.

Ai theksoi se lufta hibride në Evropë ka ekzistuar prej vitesh dhe se, pas agresionit rus ndaj Ukrainës, skenarët e sulmeve me dronë apo raketa janë bërë pjesë e diskutimit për sigurinë rajonale.



“ Është një nga rajonet me militarizimin më të shpejtë, Suedia dhe Finlanda janë futur në Aleancën e Veriut. Kemi këtë rajon që, para se të niste lufta, ishte larg fokusit të një emergjence akute, ndërsa tani po militarizohet, ka një arsye strategjike për këtë përshkallëzim.

Vija e luftës hibride ekziston prej vitesh, mundësia e një sulmi me dron apo me raketa ekziston, është rasti i fundit në Moldavi. Këta janë skenarë që nuk janë hipotetikë, por duhen konsideruar.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!