Lehtesitë që përfitojnë bizneset e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit

schedule15:59 - 8 Janar, 2020

schedule 15:59 - 8 Janar, 2020

Bizneset që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit do të përfitojnë disa lehtësi nga administrata tatimore.Tashmë kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore  që parashikojnë heqjen e TVSH-së për importin e mallrave që do të përdoren në kuadër të rindërtimit.

Po ashtu MF bëri me dije se bizneset  e prekura nuk do të penalizohen nëse kanë vonesa në deklarimin e të ardhurave.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të konsiderueshme edhe te bizneset, sidomos ato në zonën e Durrësit. Në janar të këtij viti kanë hyrë në fuqi disa lehtësira tatimore për rastet e “Gjendjes së fatkeqësisë natyrore”. Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve ka sqaruar se tashmë është hequr TVSH për të gjitha mallrat që do të importohen në kuadër të procesit të rindërtimit.

“Në çmimet që do u ofrohen këtyre subjekteve të licencuara për rindërtimin do të jenë të përjashtuara nga TVSH-ja dhe çmimet e tyre do jenë dukshëm më të ulëta”, shprehet Alketa Çabej.

Por lehtësi do të përfitojnë edhe bizneset që do të bëjnë  donacionet me mjete monetare dhe në formën e pasurive të paluajtëshme, të cilat janë deri në nivelin 5% të fitimit para tatimit, do të konsiderohen si shpenzime të zbritshme.

Ministria e financave bëri gjithashtu me dije se nuk do të ketë penalizime me gjoba për vonesat në deklarime si dhe do të kenë mundësi për shtyrjen në kohë të pagesave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!