Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident tragjik në Pezë/ Mori makinën pa lejen e të atit! Humb jetën 15-vjeçari, plagoset një tjetër i mitur

schedule08:09 - 30 Shtator, 2026

schedule 08:09 - 30 Shtator, 2026

Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e 29 shtatorit në Pezë-Helmes, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti që drejtonte është përmbysur.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 22:10. I mituri, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi mjetin është përplasur me skarpatën anësore të rrugës dhe më pas është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, 15-vjeçari ka humbur jetën. Pasagjeri, 16 vjeç, ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.



Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se ishte marrë fshehurazi nga babai i 16-vjeçarit.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!