Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria pranon statusin e veçantë”/ Integrimi në BE, Nura: Ballkani Perëndimor, rëndësi gjeopolitike për Europën

schedule23:34 - 29 Shtator, 2026

schedule 23:34 - 29 Shtator, 2026

Gazetari Artur Nura thotë se presidentja e KE, Ursula Von der Leyen do vijë me mesazh të qartë në Tiranë, se Shqipëria është pjesë e Europës.

Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Nura u shpreh se kryeministri Edi Rama ka qenë dakord për anëtarësim në BE pa të drejtën e vetos, pra me status të veçantë, duke parë më tepër anën politike dhe jo atë teknike.

Nura shtoi se Ballkani Perëndimor ka rëndësi gjeopolitike për Europën.



“BE është nga potencialet më të mëdha ekonomike globale, por ka disa mangësira. Nuk është e unifikuar, si shtetet në SHBA. Ne jemi pjesë e NATO-s, nuk jemi më neutralë. Europa e sheh qartë se nëse nuk do funksionojë, ineresat e SHBA në Ballkan nuk janë të drejtpërdrejta. Ne jemi rasti unik ku shumica, sipas sondazheve, jemi pro Perëndimit. Von der Leyen do vijë në Tiranë dhe do thotë, do hyni në BE dhe pikë. Ballkani po cilësohet si rëndësi strategjike.

Shqipëria ka qenë dakord, ka qenë kryeministri Edi Rama që e ka propozuar, na fusni me status të veçantë. Ka rëndësi ana politike. Von der Leyen do vijë dhe do thotë, ju jeni Europë. Von der Leyen do flasë qartazi dhe në mënyrë diplomatike. Rruga është e sigurit, por jeni pjesë e Europës dhe kështu do të mbeteni. Ky është qëllimi i vizitës së Von der Leyen”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!