Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rutte: Ruajmë qetësinë përballë provokimeve të Moskës

schedule22:28 - 29 Shtator, 2026

schedule 22:28 - 29 Shtator, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje aleatëve për qetësi përballë valës së veprimeve sabotuese ruse në Europë.

“Por Rusia po dështon, në fushën e betejës në Ukrainë dhe po dështon të minojë unitetin dhe mbështetjen tonë për Ukrainën. Ne do të bëjmë edhe më shumë për Ukrainën dhe jo më pak. Sepse në fund të fundit, ajo që duan të bëjnë është të na përçajnë dhe të humbasin fokusin te Ukraina”, tha Rutte.

Reagimi i kreut të Aleancës erdhi pasi Estonia akuzoi drejtpërdrejtë shërbimet sekrete ruse për orkestrimin e një sulmi me zjarrvënie ndaj kompanisë së saj ushtarake, Milrem Robotics.



Taktika të tilla intimiduese, që përfshijnë zjarrvënie e hyrje dronësh në hapësirën ajrore europiane, po shihen nga aleatët perëndimorë si përpjekje të dëshpëruara të Kremlin-it për të përçarë bllokun.

Moska zyrtare i hodhi poshtë akuzat e Talinit si të pabazuara. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha se është Europa ajo që po nxit luftën kundër Rusisë.

Lavrov theksoi se ushtria ruse thjesht po shkatërron në fushëbetejë armatimet, dronët dhe raketat që NATO-ja po furnizon pa rreshtur për ukrainasit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!