Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia në alarm/Sekuestrohen dhjetëra shishe Aperol dhe Campari

schedule16:32 - 29 Shtator, 2026

schedule 16:32 - 29 Shtator, 2026

Një rast i pazakontë falsifikimi është zbuluar në Venecia, ku Policia lokale ka sekuestruar shishe të falsifikuara të Aperol dhe Campari në një bar në zonën e Cannaregio. Dyshohet se shishet origjinale ishin mbushur me produkte të tjera, ndërsa më pas u shiteshin klientëve si pije të markave të njohura.

Sipas raportimeve të mediave italiane, policia ndërhyri pas një denoncimi në një lokal dhe gjatë kontrollit gjeti pas banakut disa shishe të dyshuara si të falsifikuara. Në to ishin konstatuar ndërhyrje në vulat e kapakëve, ndërsa në disa raste ishte hequr edhe vula fiskale. Produktet u sekuestruan nga autoritetet, ndërsa rasti po hetohet për të përcaktuar mënyrën e funksionimit të skemës dhe përgjegjësit e saj.

Rasti ka ngritur shqetësime jo vetëm për mashtrimin e konsumatorëve, por edhe për sigurinë e produkteve që përdoren në përgatitjen e pijeve. Këshilltari i qytetit për Tregtinë, Sebastiano Costalonga, e cilësoi situatën si një “goditje të dyfishtë”, pasi sipas tij falsifikimi dëmton si klientët, ashtu edhe lokalet që operojnë në mënyrë të rregullt. “Transferimi i produkteve pa markë në shishe premium ul kostot, por mashtron klientin”, deklaroi Costalonga, duke shtuar se kjo praktikë mund të krijojë edhe një avantazh të padrejtë për lokalet që e përdorin.



Ai theksoi gjithashtu se çmimi i një litri Campari ose Aperol origjinal mund të jetë disa herë më i lartë se ai i produkteve të markave alternative, çka mund të krijojë nxitje për praktika të tilla. “Nuk ka kompromise kur bëhet fjalë për shëndetin e konsumatorit dhe pajtueshmërinë me rregullat. Inspektimet do të vazhdojnë për të mbrojtur ligjshmërinë e tregtisë veneciane”, tha Costalonga. Autoritetet pritet të vijojnë kontrollet në lokale të tjera të qytetit për të verifikuar nëse raste të ngjashme janë përsëritur.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!