Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëri “e re” në San Marino/ Kuqezinjtë zbresin në fushë me shumë ndryshime në formacion

schedule12:25 - 29 Shtator, 2026

schedule 12:25 - 29 Shtator, 2026

Pas fitores kundër Bjellorusisë, kombëtarja e Shqipërisë kërkon vazhdimësinë në Ligën e Kombeve. Skuadra kuqezi do të luajë mbrëmjen e sotme ndaj rivalit më të dobët në grup, siç është San Marino, ndërsa ky është një shans i mirë për tri pikë të tjera në misionin për vendin e parë dhe mbi të gjitha për t’I dhënë një tjetër dozë entuziazmi ekipit dhe tifozëve.

Në letër, Shqipëria nuk duhet ta ketë problem fitoren dhe niveli i kundërshtarëve I jep dorë të lirë trajnerit Rolando Maran edhe për një rotacion të theksuar në formacion.

Etrit Berisha në portë, Gjimshiti e Ismajli në qendër të mbrojtjes nuk ndryshojnë, ndërsa risitë nisin që nga krahët e mbrojtjes.



Në të majtë, Mitaj kthehet në rolin e titullarit, ndërsa në të djathtë pritet të debutojë Sina. Futbollisti i grumbulluar për herë të parë pritet të zëvendësojë Hysaj edhe për të shlodhur rekordmenin e kombëtares pas paraqitjes së shkëlqyer në “Air Albania”.

Rotacioni vijon edhe në repartet e tjerë.

Në dyshen e mesit të fushës kthehet nga minuta e parë Julian Shehu. Ky I fundit merr vendin e Ylber Ramadanit në krah të Kristjan Asllanit sërish titullar.

Pas paraqitjes së shkëlqyer në ndeshjen kundër Bjellorusisë, të kurorëzuar edhe me gol, me numrin “10” Ernest Muçi do të jetë sërish titullar, ndërsa pritet të ndryshojnë të gjithë interpretuesit e tjerë në repartin ofensiv.

Në krahun e majtë, Mehmeti pritet të marrë vendin e Arbër Hoxhës, ndërsa në të djathtë të sulmit ka një balotazh mes Uzunit dhe Shpendit.

I njëjti dyzim për Maran edhe në majën e sulmit, ku Mirlind Daku është më i favorizuar se Rey Manaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!