Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar paraburgim për 9 të arrestuarit në lidhje me rastin e zhdukjes së shtetasve të Kosovës, të njohur si grupi i intelektualëve.
Një ditë më parë, prokuroria njoftoi se autoritetet kishin arrestuar nëntë persona në Zubin Potok, si të dyshuar për krime lufte në rastin 23 të zhdukurve.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, aksioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, mbështetur nga njësitet e tjera të specializuara.
Gjatë gërmimeve të autoriteteve kosovare gjatë muajit gusht në fshatin Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, u gjetën mbetje mortore.
Tre prej tyre tashmë janë identifikuan.


