Ndeshja mes Izraelit dhe Irlandës u kthye në një çështje politike dhe si e tillë, polemikat nuk mund të mungonin. Ashtu siç ishte paralajmëruar, kombëtarja irlandeze realizoi protestën, që sipas saj në kujtim të viktimave në luftën e Gazës. Në sfidën e luajtur në fushën asnjëanëse në stadiumin e Debrecenit në Hungari, futbollistët e Irlandës mbajtën në krah një shirit të zi.
Ky ishte vetëm akti i parë simbolik I protestës së tyre, që vijoi gjatë luajtjes së himnit izraelit, duke qëndruar në heshtje dhe me kokat ulur. Por ajo që ka krijuar më shumë polemika është mungesa e dhënies së dorës mes lojtarëve dhe kapitenëve siç ndodh gjithmonë përpara çdo ndeshjeje.
Sa për kronikë, Irlanda fitoi 3-0 ndeshjen në Grupin 3 të Ligës B në Nations League, duke I shkaktuar Izraelit humbjen e dytë radhazi. Protesta vazhdoi edhe në festimin e golit të tretë të shënuar nga Moylan, që hoqi nga krahu dhe puthi shiritin e zi.
Siç edhe mund të merret me mend, pas fushës, një tjetër sfidë ka nisur jashtë saj me polemikat mediatike dhe paralajmërimit për një reklamim të federatës izraelit në UEFA./abcnews.al


