Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Papa Leo XIV kundër eutanazisë: Mjekësia s’mund t’i shërbejë një vdekjeje të programuar

schedule22:30 - 27 Shtator, 2026

schedule 22:30 - 27 Shtator, 2026

Papa Leo XIV është shprehur kundër eutanazisë gjatë vizitës së tij në Lourdes, duke theksuar se ligjshmëria e një veprimi nuk nënkupton domosdoshmërisht se ai është edhe moralisht i drejtë.

Teksa iu drejtua pacientëve dhe personave me aftësi të kufizuara që merrnin pjesë në një pelegrinazh, Papa vuri theksin te mbrojtja e dinjitetit njerëzor dhe kundërshtoi shkaktimin e vdekjes në emër të asaj që e cilësoi si “dhembshuri të rreme”.

“Është e pamundur që të konsiderohet normale shkaktimi i vdekjes”, deklaroi Papa dhe shtoi se asnjë ligj njerëzor nuk duhet të zbehë bindjen për dinjitetin e patjetërsueshëm të çdo personi.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur në Francë vijon debati mbi legjislacionin për fundin e jetës. Kisha Katolike ka mbajtur një qëndrim kundërshtues ndaj legalizimit të eutanazisë.

“Edhe në të ardhmen, mjekësia nuk mund të bëhet kurrë shërbëtore e një vdekjeje të programuar”, u shpreh Papa Leoni.

Papa bëri thirrje gjithashtu për forcimin e kujdesit paliativ dhe zhvillimin e mëtejshëm të kërkimit mjekësor, duke kërkuar më shumë mbështetje dhe kujdes për pacientët.

“Të dashur vëllezër e motra pacientë, dua t’ju them: ju nuk jeni barrë. Ju jeni zemra rrahëse e njerëzimit tonë dhe një thesar i çmuar për Kishën”, tha Papa.

Në përfundim të vizitës, Papa përshëndeti dhe bekoi besimtarët dhe pelegrinët e mbledhur në Lourdes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!