Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur arrestimin e pesë burrave në Britani, të dyshuar për përgatitjen e një akti terrorist pranë bazës ajrore RAF Fairford.
Trump tha se personat e arrestuar po planifikonin të shkaktonin “dëm të madh” dhe vlerësoi bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.
“Ne i kemi ndjekur ata për një kohë të gjatë dhe më në fund i kapëm. Ata donin t’i shkaktonin dëme të mëdha fortesës sonë. Të punoja me Britaninë, ishte një punë e mrekullueshme”, tha Trump.

