Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tiranë, ndalohen dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia dhe Kosova

schedule12:14 - 27 Shtator, 2026

schedule 12:14 - 27 Shtator, 2026

Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë ndaluar në Tiranë dhe në Rinas, në kuadër të bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me autoritetet homologe dhe të koordinimit nga Interpol Tirana.

Në Tiranë është arrestuar me qëllim ekstradimi në Itali një 47-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës. Autoritetet italiane e akuzojnë për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas autoriteteve, gjatë vitit 2020 ai dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka marrë pjesë në blerjen, transportimin, importimin dhe magazinimin e sasive të mëdha të marijuanës, hashashit dhe kokainës, të destinuara për shitje në Itali.

Ndërkohë, në Rinas është arrestuar me qëllim ekstradimi në Kosovë një shtetas kosovar 38 vjeç.

Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Pejës me 1 vit e 6 muaj burgim për falsifikim të kartëmonedhave. Sipas autoriteteve, gjatë vitit 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka tentuar të hedhë në qarkullim në Pejë rreth 15 mijë dollarë të falsifikuar.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me autoritetet në Itali dhe Kosovë për përfundimin e procedurave të ekstradimit të dy shtetasve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!