Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama takim me shqiptarët në New York: Diaspora shqiptare, nga mbështetëse në partneritet për Shqipërinë

schedule20:24 - 26 Shtator, 2026

schedule 20:24 - 26 Shtator, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në Staten Island, New York, se lidhja mes Shqipërisë dhe diasporës ka hyrë në një fazë të re partneriteti.

Duke iu referuar Samitit të Diasporës të vitit 2015, Rama tha se gjatë dekadës së fundit janë krijuar ura të reja bashkëpunimi në investime, ekonomi dhe rikthimin e shqiptarëve në vendlindje.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e dërgesave financiare të diasporës për familjet shqiptare. Rama bëri me dije se po punohet për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Diasporës dhe zbatimin e Strategjisë së Diasporës 2030.

“Pavarësisht se jemi në Amerikë, ky është një territor jo zyrtarisht i pushtuar nga Shqiptarët. Jemi këtu për të ndarë disa gjëra që kanë ndodhur këto vite. Në vitin 2015, unë isha këtu në një darkë shqiptarët i ftuar bashkë me Hashim Thaçin dhe në atë darkë u diktua ideja e samitit të diasporës, që u bë në Tiranë.

10 vjet prej atij samiti, kanë ndodhur plot gjëra pozitive. Lidhje me diasporën, është kthyer një lidhje ku shumëçka tjetër ndodh dhe janë ngritur ura mbi të cilat kalojnë interesa, investime dhe shumë rikthim shqiptarët në tokën mëmë, qoftë për të bashkëfinancuar me miq e të afërm për projekte të ndryshme, qoftë edhe për të qëndruar në Shqipëri. 90% e familjeve shqiptare kanë përfituar të paktën një herë nga dërgesat financiare të diasporës. Ky është një nder i madh që do e mbulojë me lavdi diasporën shqiptare.

Nuk jemi më në atë fazën ku diaspora jepte dhe Shqipëria merrte, por jemi në atë fazë ku diaspora është një lidhje më e fortë dhe në partneritet. Sot kemi organe të një trupi krejt të ri për diasporën. Nga samitet shqiptare dolëm në strategjinë e diasporës 2030, e cila ka qeverisjen, ekonominë dhe inovacionin, si dhe gjuhën e kulturën për diasporën. Kemi nisur të krijojmë regjistrin kombëtar të diasporës, për të gjithë ata që kërkojnë të investojnë sado pak, apo shumë në Shqipëri”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!