Nënkryetari i veteranëve, Fatmir Sopi, ka bërë apel që institucionet dhe politika në Kosovë të punojnë në drejtim të konsolidimit dhe unitetit institucional.
Sopi ka theksuar se sot, më shumë se kurrë, është e nevojshme që Kosova të jetë e bashkuar përballë zhvillimeve dhe vendimit të marrë në Gjykatën e Hagës që, sipas tij, prekin luftën e Kosovës, përkrahjen popullore dhe botën demokratike.
Ai ka përmendur gjithashtu bashkëpunimin dhe ndihmën që Kosova ka pasur nga NATO, duke kërkuar që qëndrimi i Kosovës të jetë i unifikuar.
“ Ne kemi bërë apel që institucionet e Kosovës, kemi bërë apel politikës që të punojnë në drejtim të konsolidimit të tyre, sepse sot më shumë se kurrë ka nevojë. Kjo është çështje që na përket të gjithëve.
Ka bërë një goditje kundër luftës sonë, përkrahjes popullore dhe botës demokratike. Edhe kundër bashkëpunimit dhe ndihmës që kemi pasur nga NATO. Kosova t’i thotë gjykatës: jo në emrin tim. Sot, më shumë se kurrë, nevojitet unitet.”

