Një kundërshtar I përballueshëm, por jo I lehtë.
Bjellorusia edhe ka fituar, edhe ka humbur, edhe ka barazuar ndaj Shqipërisë, ndërsa padyshim që vjen në Tiranë për rezultat pozitiv.
Këtë e pohon kapiteni bjellorus, Jevgeni Jablonski, që ka folur për mediat e vendit të tij, kur afron sfida e 26 shtatorit në Ligën e Kombëve.
Jablonski, një lojtar me përvojë me 54 ndeshje e 6 gola për fanelën e përfaqësueses, thotë se nuk mendon për 4 sfidat në këtë konkurrim, por së pari vetëm për Shqipërinë.
Fjalët e tij janë që përqëndrimi është në radhë të parë për sfidën e radhës në “Arenën Air Albania”.
Ai nuk premton fitore, por thotë se Bjellorusia do të japë maksimumin.
Po ashtu thekson se kombëtarja ende nuk ka humbur asnjë ndeshje me trajnerin e ri, Viktor Gançarenko, dhe kjo është diçka pozitive.
Vetë Jablonski, që luan në Superligën e Greqisë për Asteras të Tripolit, nuk e di nëse do të jetë sërish kapiten, ndërsa shqetësohet për dy dëmtimet që ndodhën përpara grumbullimit.
Hleb Shevçenko dhe Vladislav Malkeviç nuk do të luajnë ndaj Shqipërisë, ndonëse trajneri Gançarenko ka thirrur futbollistë të tjerë.
Bilanci mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë është 3 fitore për kuqezinjtë, dy barazime, dhe dy humbje.

