Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Gazetarja Bleona Sari tha për ABC News, një person është goditur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marko Boçari” në kryeqytet.
Gazetarja Xhoana Çallaku raportoi se i plagosuri Kreshnik Cara ka mbërritur në spitalin e Tiranës dhe se sipas burimeve spitalore ndodhet në sallën e operacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore.
49-vjeçari dyshohet se është goditur me thikë disa herë në pjesën e barkut. Autori i dyshuar i ngjarjes, Toni Nake është arrestuar nga policia.
Ndërkohë, po verifikohen kamerat e sigurisë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
/abcnews.al/

