Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nafta bie nën 100 dollarë fuçia/ Rënia pas përparimit të bisedimeve SHBA-Iran

schedule14:02 - 23 Shtator, 2026

schedule 14:02 - 23 Shtator, 2026

Çmimet e naftës ranë lehtë të mërkurën pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se përfaqësuesit amerikanë zhvilluan bisedime productive me palën iraniane në Kombet e Bashkuara.

Nafta e papërpunuar brent u ul në 98.4 dollarë për fuçi, nga rreth 100 dollarë që tregtohej një ditë më parë. Çmimet e arit të zi u ndikuan gjithashtu edhe nga njoftimet se Arabia Saudite kishte rinisur operaconet përgjatë tubacioni të saj Lindje-Perëndim dhe që pritet të rifillojë eksportet brenda kësaj jave.

Rruga lejon që nafta saudite të arrijë në Detin e Kuq pa kalur Ngushticën e Hormuzit e cila vazhdon të jetë e bllokuar. Transporti i naftës përmes saj mbetet shumë poshtë nivelit normat.

Të dhënat paraprake të transportit treguan se vetëm dy anije mallrash kaluan rrugën ujore të hënën, krahasuar me rreth 125 anije të mëdha tregtare që kalonin një ditë para se të fillonte konflikti.

Irani ka deklaruar se mund të rihapë ngushticën brenda shtatë ditëve nëse Shtetet e Bashkuara lehtësojnë presionin ushtarak dhe heqin bllokadën ndaj porteve iraniane.

Kjo lëvizje do të lehtësonhte shqetësimet për furnizimin, ndërsa çdo pengesë në bisedime ose sulme të reja do të shtonin presionin mbi tregjet e naftës.

Gjatë ditëve të fundit çmimet e naftës janë ulur me rreth 12% dhe analistët e tregut thonë se nisur nga situate aktuale në Lindjen e Mesme mund të mbeten thuajse në të njëjtat nivele për një periudhë afatshkurtër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!