Sa herë që mendja nuk ndalon së menduari, edhe trupi nis ta ndiejë peshën e saj. Ankthi, stresi dhe mendimet e përsëritura mund të na mbajnë zgjuar edhe kur gjithçka rreth nesh është qetë.
Por a mund të mësojmë ta ulim “volumin” e mendjes?
Fleura Shkembi, psikologe, hipnoterapiste dhe life coach, sjell në ABC e Mëngjesit teknika për menaxhimin e ankthit dhe emocioneve. Nga psikologjia klinike te hipnoterapia dhe mindfulness, ajo shpjegon se si përqendrimi dhe relaksimi mund të përdoren për të krijuar më shumë qetësi.
Çfarë është vetë-hipnoza dhe pse shumë njerëz janë skeptikë ndaj saj? A mund ta përdorim për gjumin, stresin apo për t’u shkëputur nga mendimet negative?
Një tjetër praktikë është mindfulness, që na mëson të rikthejmë vëmendjen te momenti i tanishëm, pa luftuar me çdo mendim që na kalon në kokë.
Një ushtrim i thjeshtë prej vetëm tre minutash mund të nisë me frymëmarrjen, vëzhgimin dhe pranimin e asaj që po përjetojmë.
Sepse ndonjëherë, qetësia nuk vjen duke i ndalur mendimet me forcë, por duke mësuar të mos luftojmë me to./abcnews.al

